Alternativa në Prizren ka prezantuar kandidatin Veton Qipa për kryetar të Komunës së Prizrenit. I nominuari për kryetari të Komunës së Prizrenit, Veton Qipa ka thënë se kandidatët e Alternativës do t’i japin një frymë ndryshe udhëheqjes komunale të Prizrenit.

Qipa po ashtu tha se lista e tyre përfshinë të gjitha etnitë dhe është listë e shkurtër sepse duan të kenë kandidatë të mirë që i japin diçka qytetit me punën e tyre.Alternativa ka prezantuar edhe kandidatët për asamblisët për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Njëri nga ta Mahmut Drini tha se do të japin një mendim dhe veprim alternativ për Prizrenin.

Drini po ashtu ka thënë se tani me kandidatët e Prizrenit qytetarët e këtij vendi kanë për kë të votojnë dhe kjo parti do të jetë zgjidhje për shumë probleme të qytetarëve të Prizrenit.

Kandidati tjetër Nue Spaqi tha se nga partia e tij asnjë kandidat nuk është decertifikuar nga KQZ-ja dhe kjo tregon vlerat që kanë kandidatë e Alternativës.

Alternativa në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të garojë me 10 kandidatë për Kuvendin Komunale të Prizrenit dhe emrat e tyre janë: Musli Miftari, Ana Nimani, Auron Kozvaçliu dhe Mehal Hafizallari, Nomena Laçi, Hysnie Kerkul, Nue Spaqi, Mahmut Drini.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here