Megjithëse janë konfirmuar 329 persona të prekur me virusin A të gripit, Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri të martën se vendi nuk ndodhet në epidemi, por ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit.

“Të gjitha mostrat e ardhura janë testuar me metodën molekulare të Real-Time RT PCR. Nga testimi i tyre nga 1 Janari deri në 11 Shkurt janë identifikuar 329 persona të prekur me virusin A të gripit, nga të cilat: 231 (70.2%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09 , 20 (6.1%) viruse nëntipi A/H3 dhe 78 (23.7%) viruse tipi A – nëntipizimi është në proces”, njoftoi ky institut në një postim në rrjetet sociale.