Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi ka folur për mundësinë e kandidimit të tij për të parin e Prishtinës.

Ai si i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se akoma nuk ka vendosur nëse do të futet në këtë garë.

“Nuk kam vendosur definitivisht që të kandidojë për kryetar të Prishtinës. Në parti janë lakuar edhe dy emra të tjerë. Nuk jemi marrë me ketë, jemi marrë më shumë me Ramush Haradinaj”.

“Qytetin e dua më shumë se kompaninë time. Do ta shqyrtojë këtë por deri tash nuk kam marrë ndonjë vendim”.

Abrashi ka folur edhe për kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Shpend Ahmeti e ka dashur më shumë partinë sesa qytetin e Prishtinës. Mendoj që ka një meritë të madhe në ndaljen e ndërtimeve pa leje, por pritshmëritë kanë qenë më të mëdha”,

“Pritshmëritë e mija kanë qenë rindërtimi i qendrës rekreative “Boro-Ramizi” e cila përdorët si parking, në anën tjetër ai ka dështuar në hartimin e planit rregullativ që është çështje fundamentale për një qytet”.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here