Një ofertë e majme ka ardhur për Khabib Nurmagomedov, për të zhvilluar me  një ndeshje përsëri me Connor McGregor.

Lajmin e bëri të ditur babai i Khabib.

Sipas tij të birit i janë dhënë 15 milionë euro.

“Ata kanë ofruar 15 milionë dollarë për revanshin me McGregor”, shprehet babai i Khabib për Sport 24. “Por ne duam 30 milionë! Ka luftëtarë të tjerë në radhë që meritojnë të ndeshen me Khabib. Duhet t’i respektojmë si luftëtarë.

Ai shton se “Mendoj se Ferguson e meriton më tepër se Conor.

“ Khabib i kanë mbetur edhe katër ndeshje, pastaj do të dalë në pension”, përfundon babai i tij.

Ndeshja e shumëpritur mes dyshes është zhvilluar në tetor në të cilën  Nurmagomedov e ka mposhtur McGregorin në raundin e katër.

Gjithsesi, ndeshja më e shikuar e UFC do të mbahet mend për sherrin që ndodhi pas përfundimit të saj