Një ditë para festimit  të 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, disa persona të uniformuar kanë ngritur flamurin kombëtar edhe në Hagë të Holandës.

Në një njoftim të postuar në llogarinë në Faceboook e cila mban emrin “Republika e Qamërisë” thuhet se në këtë ceremoni të ngritjes së flamurit kanë marrë pjesë personalitete të pushtetit vendor holandez dhe qytetarë çamë të diasporës .

E  për personat e uniformuar  që shfaqen në videon e bashkëngjitur në njoftim e që po përkujdesen për ngritjen e flamurit po thuhet  se janë “Garda e Nderit” e cila nën komandën e komandant Katanës edhe bëjnë një parakalim në këtë ceremoni

Gjithashtu  në video paraqitet edhe Festim Lato që po thuhet të jetë “Kryeministri i Republikës së Qamërisë”

Në fund të muajit të shkuar një grup i quajtur “Këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe arvanitas në Hagë të Holandës” ka shpallur Pavarësinë e Qamërisë po në Holandë.

Kjo inciativë kishte gjetur përkrahjen e degës së shoqatës “Çamëria”, në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndiqeni më poshtë videon:

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here