Jennifer Aniston nuk është shtatzënë.

Duket se një lajm i tillë që u dha nga nëna e Paris Hilton, Kathy Hilton nuk ishte i vërtetë.

“Jennifer Aniston duket mrekullueshm, jam e sigurt se ajo do të lindë një vajzë. Jam e sigurt 100%. Por ajo nuk do të lindë as vajzë, e as një djalë”, kishte shkruar Hilton në llogarinë e saj në Twitter .

Ky postim duket se çuditi dhe i çorientoi fansat e aktores së njohur.

Disa menduan se ajo e nxorri sekretin për këtë shtatzëni, e disa të tjerë menduan se ajo thjesht po supozonte por as njëra e as tjetra, 48 vjeçarja Aniston nuk është shtatzënë.

Duket se edhe Hilton i ka rënë pishman për këtë postim, pasi të njejtin e ka fshirë nga llogaria e saj.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here