Ka kaluar vetëm një muaj që kur 2019 ka hyrë dhe ka mjaftuar për të lënë gjurmë me thyerjet e sigurisë.

Vetëm muajin e kaluar një koleksion masiv kredencialisht mbledhur nga thyerje të ndryshme sigurie u publikua me 1 miliardë adresa dhe fjalëkalime unike.

Pak ditë më pas do të publikohej Collection 2-5 duke çuar numrin e llogarive të prekura në 2.2 miliardë.

Sot një zbulim i ri ekspozoi të dhënat e 617 milionë llogarive të vjedhura në 16 hakime dhe po shiten në tregun e zi.

Detajet shiten për më pak se 20,000 dollarë në tregun Dream Market lokalizuar në rrjetin e Tor. Pagesa duhet të bëhet në Bitcoin.

Sa serioze është situata?

Sipas raportimeve të para koleksioni i ri është i saktë sipas sajtit The Register. Fjalëkalimet janë të enkriptuara dhe duhet të dekodohen nga hakerët për tu përdorur.

Përveç e-mail-eve dhe fjalëkalimeve, informacione personale dhe të vendndodhjes janë ekspozuar. Por nuk figuron askund informacion bankar.

Cilat sajte janë në listë?

Disa prej thyerjeve të sigurisë janë të ditura ndërsa ka prej atyre që dëgjojmë për herë të parë.

Është e zakonshme që firmat të pësojnë sulme e disa nganjëherë janë sulmuar pa dijeninë e tyre. Listën e sajteve prej ku janë vjedhur kredencialet e gjeni mëposhtë:

  • Dubsmash (162 milion)
  • MyFitnessPal (151 milion)
  • MyHeritage (92 milion)
  • ShareThis (41 milion)
  • HauteLook (28 milion)
  • Animoto (25 milion)
  • EyeEm (22 milion)
  • 8fit (20 milion)
  • Whitepages (18 milion)
  • Fotolog (16 milion)
  • 500px (15 milion)
  • Armor Games (11 milion)
  • BookMate (8 milion)
  • CoffeeMeetsBagel (6 milion)
  • Artsy (1 milion)
  • DataCamp (700,000)

Çfarë duhet të bëjmë?

Zakonisht siguria e të dhënave të njerëzve mbetet në duart e kompanisë që i menaxhon. Me pak fjalë nëse jeni përdorues i një prej shërbimeve të lartpërmendura, mbase duhet të ndërroni tani fjalëkalimin.

LEXO EDHE:  Franca dhe Gjermania kërkojnë krijimin e një fondi për financimin e inovacionit në vendet e BE-së

Nëse fjalëkalimin e sajtit të hakuar e keni përdorur në disa të tjerë, mbase duhet ta ndryshoni tek të gjithë. Gjithashtu rekomandojmë përdorimin e verifikimit me dy faktorë ku është e mundur.

Hakimet e fundit po flasin, duhet të shtrëngoni praktikat e sigurisë së fjalëkalimeve. Gjithashtu mund të vizitoni sajtin HaveiBeenPwned për të parë nëse jeni prekur.