Sipas një hulumtimi të fundit i cili ekzaminoi se si erdhën fetë në rendin e parë duket se shumë prej tyre janë duke u zhdukur. Shkencëtarët sugjerojnë se fetë moralizuese , Krishterimi, Islami, Judaizmi, Hinduizmi dhe Budizmi, u rritën për shkak të rritjes së dallimit në mes të elitave të pasura dhe popullatës më të varfër në përgjithësi.

Sipas një psikologu revolucionar, Dr. Nicolas Baumard nga “Ecole Normale Superiuere” në Paris, pasuria po bënë që njerëzit të kalojnë në një mënyrë tjetër të jetesës.

Rreth 2500 vjet më parë, vetëm anëtarët e elitave të qytetërimeve egjiptiane dhe sumeriane e kishin këtë mënyrë të jetesës në Mesdheun Lindor. Pjesa tjetër e popullsisë vazhduan të jetonin shpejtë dhe të vdisnin të rinj, që la njerëzit e pasur në disavantazh konkurrues nga këndvështrimi evolucionar, shpjegoi Dr. Baumard.

Si rezultat i kësaj elitat promovuan perëndi moralizuese si një mënyrë për t’u siguruar që populli nuk e uzurpon pasurinë e tyre. Por tani, pasi pasuria po bëhet e kudogjendur në mbarë botën, kjo mund të çojë përfundimisht në rrëzimin e feve moralizuese gjithashtu, shkroi Baumard në ‘New Scientist’.

Ai tha: “Sa më shumë që njerëzit të bëhen të pasur, nevoja për moral shpejtë zvogëlohet, shkruan shekulli. Nëse kjo është e vërtetë, dhe mjedisi ynë vazhdon të përmirësohet, atëherë fetë do të zhduken përfundimisht”.

Shumica e antropologëve kanë sugjeruar se fetë moralizuese u shfaqën si një mënyrë për të ndihmuar grupet e njerëzve që të bashkëpunojnë në një shkallë më të madhe, duke siguruar një sërë rregullash të cilave duhet t’u përmbahen.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here