Një kërkim shkencor tregon se shumica e llojeve të kancerit është e rastësishme.

Pra, thuhet se askush nuk e ka në dorë, nëse do të jetë i prekur nga kanceri apo jo. Ky studim sugjeroi se mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin ishte shmangia e sjelljeve të caktuara.

Tanimë një studim i ri i publikuar po sfidon këtë mënyrë të të menduarit. Kërkues në Universitetin Johns Hopkins vunë re marrëdhënien ndërmjet ndarjes së qelizave staminale dhe zhvillimit të kancerit.

Sa më i lartë numri i ndarjeve qelizore, aq më i madh ekziston rreziku i të prekurit nga kanceri. 65% e kancerit shpjegohet të jetë ndikuar nga këto ndarje të qelizave staminale.

Aktiviteti qelizor tregon se pse disa njerëz, edhe pse nuk janë përdorues të cigares, preken nga kanceri i mushkërive. Në këtë studim, përfshihet edhe fakti se përveç aktivitetit qelizor, edhe faktorët mjedisorë luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e të ardhmes së njerëzve.

Kërkuesit ekzaminuan të dhëna të mbledhura nga studime të ndryshme se si njerëz të rajoneve të caktuara gjeografike ishin më ose më pak të prekur prej kancerit, shkruan noa.al . Ata gjithashtu studiuan mutacionet qelizore, të lidhura me zhvillimin e kancerit, si dhe modele matematikore, që mund të përcaktonin prekshmërinë ndaj tij.

Autorët e studimit raportuan se si faktorët e brendshëm kishin një rol madhor në zhvillim e kancerit, ashtu edhe faktorët mjedisorë mbanin përgjegjësi akoma më të madhe në 70-90% të rasteve të kancerit. Këto rezultate nuk janë akoma përfundimtare, teksa pritet që shkenca të gjejë në sajë të kërkimeve, përgjigje rreth origjinës e parandalimit të vetë kancerit.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here