Kryesia e AAK-së ka njoftuar në faqen e Facebookut se Besnik Shala është caktuar për Udhëheqës të Këshillit Inicues për ristrukturimin e Degës së kësaj partie në qytetin e Fushë Kosovës.

Kjo është bërë pasi partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka për qëllim konsolidimin e Degës së AAK-së në Fushë Kosovë dhe riorganizimin e brendshëm të kësaj partie.

Besnik Shala, në mbështetje me strukturat udhëheqëse dhe Kryesinë Qendrore ka marrë përsipër rifuqizimin e AAK-së, duke pasur për bazë një model gjithëpërfshirjeje, që është garancë e zbatimit të parimeve demokratike nga të cilat udhëhiqet AAK-ja.

Shalës këtë mbështetje ia kanë shprehur, nënkryetari Ali Berisha dhe Sekretari Egzekutiv, Lulëzim Leci, njofton Klan Kosova.

 

  • Fjalë kryesore: