Klubi i Barcelonës sot e ka konfirmuar që mbrojtësi legjendar, Eric Abidal, është bërë  ambasadori zyrtar i tyre.

37 vjeçari pati paraqitjen e tij të fundit për Barcelonën para katër vjetësh, para se të luante për pak kohë edhe me Monacon dhe Olympiacos më pas.

Ai fitoi 15 tituj madhorë gjatë kohës së tij në Camp Nou, dhe ishte pjesë e skuadrës legjendare që fitoi gjithçka në stinorin 2008-2009.

Ai u bë inspirim për miliona në botë, pasi që luftoi dhe e mposhti kancerin në mëlçi më 2011, para se t’i kthehej futbollit profesional.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here