Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka vlerësuar se dëmi që po i bëhet buxhetit të Kosovës nga keqpërdorimi i pensioneve shumë shpejt do të ndërpritet.

Ai ka treguar se me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale parashihen kritere të reja që kanë të bëjnë me vendbanimin e përhershëm dhe parandalimin e keqpërdorimeve të pensioneve.

Abrashi ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se keqpërdoruesit më të mëdhenj janë ata që jetojnë jashtë vendit, që janë të paraqitur si banorë të përhershëm të Kosovës.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here