Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka shpallur ditë e nesërme ditë zie pas vdekjes së të riut i cili ndërroi jetë pas shembjes së ish – hotelit Adriatik në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

“Me pikëllim ju njoftoj se para pak minutash nën gërmadha është gjetur pa shenja jete trupi i të riut, që ishte zënë pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatik”

Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shprehu ngushllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblejë me Xhenet.

Të martën e shpalli Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut.

Falënderoj FSK-në, Policinë, Zjarrfikasit, ekipet emergjente komunale, qytetarët vullnetarë dhe kompanitë ndërtuese që iu bashkuan aksionit të kërkimit, sepse kanë bërë një punë të rëndë dhe me shumë rrezik nga shembja e pjesës tjetër të objektit”, ka shkruar Bahtiri.

LAJMI I FUNDIT: Gjendet pa shenja jete punëtori në rrënojat e ish-Adriatikut në Mitrovicë