Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot të dhënat e deklarimit të  rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Bazuar në këtë të dhëna , kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri po del të jetë I pasur.

Ai te pasuritë e paluajtshme ka deklaruar katër shtëpi ku njërën nga to e ka blerë  me kredi në vlerë prej 860 mijë eurosh,kurse tre të tjerat I ka të trashëguara, njëra nga to ka vlerën e 200 mijë eurove dhe dy të tjera nga 150 mijë euro.

Numri një i Mitrovicë s ka një tokë bujqësore të trashëguar nga prindërit e tij në vlerë të  6 milionë e 200 mijë eurove,

Poashtu në AKK ai ka deklaruar edhe një veturë në vlerë të 10 mijë eurove të tipit Audi Q7.

Bahtiri njëherit ka deklaruar edhe pagën vjetore si kryetar komune në vlerë të15,753.36, si dhe pagat e dy fëmijëve nga Holanda në vlerë të 336 mijë eurove.

Pos tjerash Bahtiri në Bankën Ekonomike ka të kursyera  5 mijë e 515 euro si dhe ka detyrime financiare prej 450 mijë eurosh.

 

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here