Sergio Aguero zhbllokoi rezultatin në ndeshjen e Manchester Cityt kundër Liverpool, gol me të cilën edhe shkroi historinë në Premierë Ligë.

Kevin De Bryne gjeti në mënyrë perfekte futbollistin argjentinas, i cili më pas me lehtësi mposhti portierin Simon Mignolet të skuadrës mysafire.

29-vjeçari shënoi golin e tij të 124-të në Premierë Ligë duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë që nuk është evropian në historinë e ligës angleze.

Me golin e dytë të sezonit 2017/18, Aguero tejkalon legjendën e Manchester United, Dwight Yorken.

Golashënuesit jo evropian më të mirë në Premierë Ligë:

1. Sergio Aguero – 124
2. Dwight Yorke – 123
3. Didier Drogba – 104
4. Emmanuel Adebayor – 97
5. Yakubu – 95

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here