Ajri i ndotur që thithet nga femrat shtatzëna mund të shkaktoje dëme në fetus, gjë që rritë rrezikun për astmë tek fëmijët.

Kjo sipas një studimi të realizuar nga “Plus One”, ku shkencëtarët kanë analizuar kordoni embrional tek 56 fëmijë.

Sipas të dhënave, gjeni ACSL3 është më i ekspozuari ndaj gazrave dhe ndotjeve të ndryshme të ambientit. Ky gjen mendohet se është edhe përgjegjësi kryesor për zhvillimin e astmës tek njerëzit, ndërsa në rastin e fëmijëve, sëmundja mund të vihet re duke filluar nga mosha pesëvjeçare.

Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për një mutacion gjenetik, por për një ndryshim epigjenetikë në të cilin faktorët ambiental kanë një ndikim shumë të madh edhe pse nuk shkaktojnë ndryshime strukturor.