Një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbeten të plagosur nga një aksident rrugor të regjistruar pasditen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në Kryebushat, ku tre automjete janë përplasur mes tyre.

Viktima është Ludovik Malota 62 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip ‘Benz’ me targa AA 802 JA.

Ai ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës si pasojë e plagëve të marra, ku u transportua po aksidentit.

Në aksident u përfshi edhe mjeti ku udhëtonte myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj, bashkë me të shoqen.

Ai raportohet se nuk ka pësuar lëndime, ndërsa bashkëshortes se tij po i jepet ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodres.

I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të tretë të përfshirë në aksident, qe gjithashtu po trajtohet ne spitalin Rajonal.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur një hetim për shkaqet e aksidentit./lapsi.al