Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 23:40 .

Aksidenti ka ndodhur fare pranë stacionit të autobusëve në kryeqytet, në rrugën që çon për tek rrethrrotullimi.

Sipas gazetares, Arjeta Dragaj, që ka njoftuar nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident është lënduar një grua.

Policia ende nuk ka lëshuar një njoftim për media, por sipas dëshmitarëve okularë, e aksidentuara kishte lëndime jo të lehta.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po bën matjet e nevojshme për të mësuar se çka ka çuar deri tek ky aksident.

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here