Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur sot në magjistralen Vërmicë-Prishtinë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Majori i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi ka treguar se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti.

“Sot në autostradën Vërmicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një mjeti transportues – kamion, të dyja mjetet kanë qenë në drejtimin e njëjtë kur automjeti ka goditur kamionin dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i veturës”.

Major Rexhepi në Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se Policia është duke patrulluar vazhdimisht në këtë autostradë, sidomos tashmë që ka filluar sezona e verës dhe është shtuar numri i automjeteve.

“Policia e Kosovës ka lëshuar rekomandimet dhe njoftimet për sezonin veror, janë disa nga pikat që ju kanë dërguar Njësive Policore që të  përhagiten dhe të shtohet patrullimi”.

Ai ka treguar edhe për numrin e aksidenteve që kanë qenë në periudhën janar-maj të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar.

“Marrë në krahasim me periudhën janar-maj 2017, me atë të viti 2016 ka rënie të numrit të aksidenteve me fatalitet për 3-4 % derisa për aksidentet jo me fatalitet kanë pësuar rënie prej 0.5 % derisa ato vetëm me dëme materiale kanë rënë për 6 %”.

Rexhepi ka bërë apel nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, qoftë si shofer, apo edhe si këmbësor e ngasës të biçikletës e motoçikletës të respektojnë të gjitha rregullat e trafikut, e veçanërisht kufizimet e shpejtësisë.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here