Një mjek shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në autostradën A25 në afërsi të Peskaras në Itali.

Sipas mediave italiane viktima është një 66-vjeçar, por identiteti nuk bëhet i ditur, derisa mësohet se ai po udhëtonte së bashku me dy kolegë të tij, njofton Klan Kosova.

Mjeku shqiptar ishte ulur në zonën prapa të makinës Mercedes B Class i cili ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Siç shkruan Lapsi, për shkak të përplasjes së fortë trupi i viktimës ka dalë nga makina duke marrë plagë të shumta.

Dy pasagjerët e tjerë ndodhen në spital, por nuk ka detaje për gjendjen e tyre, njofton Klan Kosova.