Aktori amerikan, Sean Penn, ka qëndruar në Stamboll për të punuar filmuar një dokumentar për gazetarin Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor në një konsullatë saudite në këtë qytet turk.

Mediat transmetuan një video që tregon Pennin në kostum të zi duke biseduar me një kameraman para gardhit të policisë turke që pengon hyrjen në konsullatë.

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi, i cili ka punuar si kolumnist për Washington Post, ka qenë kritik i ashpër i Arabisë Saudite.

Më 2 tetor të këtij viti, ai ka hyrë në konsullatën sauditë në Stamboll të Turqisë për të nxjerrë disa dokumente dhe nuk është parë duke dalë nga aty.