Devon Murray, aktori irlandez i cili ka luajtur rolin e Seamus Finnigan në filmat e “Harry Potter” është shprehur se ka vuajtur për një kohë të gjatë nga depresioni .

Ai ka bërë një postim në rrjetin social “Twitter” duke treguar se ka rreth 10 vjet që vuan nga depresioni, por më në fund ai ka vendosur të flasë për të, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Mendore.

Aktori është shprehur se ndihet më mirë tani që ka kërkuar ndihmë dhe që ka folur rreth problemeve të tij mendore. Ai gjithashtu ka shtuar se periudha e dimrit është më e keqja sa i përket kësaj sëmundjeje.

Ai i ka kërkuar të gjithë fansave të tij që të kujdesen për miqtë dhe familjarët e tyre nëse dyshojnë që ndonjëri prej tyre vuan nga problemet mendore./Top Channel/

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here