Gardiani brazilian pritet që të zhvillojë bisedime personale për kalimin në Anfield Road, ndërsa Jurgen Klopp i afrohet finalizimit të këtij transferimi

Gardiani brazilian pritet që të zhvillojë bisedime personale për kalimin në Anfield Road, ndërsa Jurgen Klopp i afrohet finalizimit të këtij transferimi

Liverpool është afër finalizimit të akordit me portierin brazilian Alisson pasi ka rënë dakord që ta transferojë për 80 milionë euro.

Të Kuqtë kanë qenë në bisedime intensive me skuadrën nga Serie A gjatë kësaj jave dhe tani është duke dakordësuar edhe aspektet tjera me lojtarin.

Marrëveshja, nëse hyn në fuqi, do ta bënte 25 vjeçarin portierin më të shtrenjtë në histori dhe do ta forconte atë pozitë, pas dështimit të Loris Karius në finale të Ligës së Kampionëve.