Kritikat e njeriut kryesor të Red Bull-it në Formula 1, drejtuar ish-kampionit të botës në këtë sport, Fernando Alonsos ka zgjuar reagime nga ky i fundit duke e bërë të qartë se ai ka hedhur poshtë mundësinë për kalimin e tij në Red Bull.

“Unë i thashë jo ofertave, duke përfshirë edhe një nga Red Bull, sepse projektet e tyre nuk ishin fitues”, ka thënë ish-kampioni i botës me McLaren.

Horner ngjali polemika kur deklaroi se Alonso nuk do të përshtatej me dinamikën e ekipit në Red Bull, megjithatë këtë spanjolli e ka hedhur poshtë.

“Ai kurrë nuk ka punuar me mua dhe unë nuk mendoj se njerëzit e tillë do të thonë se kanë pasur ndonjë problem me mua”, ka shtuar Alonso, transmeton Klan Kosova.