Pas ankesave të shumta të qytetarëve për fikjen e sinjalin analog të Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shtyrë vendimin për fikjen e transmetimeve analoge për 4 muaj.

Në një njoftim për mediat AMA bën me dije se:

“Kemi vendosur ridezjen e transmetimeve analoge. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale, ndërkohë që ata që ende nuk janë pajisur u lihet katër muaj kohë për t’u pajisur me dekodera, do të shtyhet afati në 15 janar 2019”.

Dje, AMA fiku transmetimet analoge për qyetet e Durrësit, Tiranës, Krujës dhe Kavajës.

Vendimi i tyre penalizon televizonet lokale dhe disa nag televizonet kombëtare që ende nuk kanë kaluar në transmetim dixhital.