Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës për performancën e saj të fortë kundër Anglisë.

Sipas kësaj ambasade, në sport dhe në shumë fusha të tjera, Kosova po tregohet e gatshme për liga të mëdha, njofton Klan Kosova.

“Mezi e presim ndeshjen e radhës në shtëpi”.

Më poshtë mund ta lexoni urimin e plotë të ambasadës në gjuhën angleze.