Anija Aquarius që ndihmonte emigrantët do t’i japë fund operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit në Detin Mesdhe, thonë Doktorët  Pa Kufij (MSF) dhe partneri i saj SOS Méditerranée.

Këto organizata  thanë të enjten se ishin ” të detyruar të përfundonin operacionet e shpëtimit të jetës” për shkak të “sulmeve të vazhdueshme nga shtetet evropiane”.

Shefi i Emergjencave në MSF, Karline Kleijer, thotë se anija ka mbetur në portë për dy muaj për shkak se sipas tij qeveria italiane e mbështetur nga vendet evropiane tjera kanë nisur një fushatë shpifëse që e quan ai.

“Ne nuk e pamë më një të ardhme me këtë anije. Jo vetëm që nuk kemi një flamur, dhe deri më tani nuk kemi arritur të sigurojmë një flamur, por Qeveria italiane dhe departamenti i tyre ligjor po bëjnë një fushatë shpifëse kundër Aquarius”, tha për Euronës Kleijer.

Kleijer shtoi se akuza e fundit është se ata po hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme, gjithashtu sipas tij atya janë akuzuar edhe për kontrabandë, përcjellë Klan Kosova.

Që nga viti 2015, anija dhe anijet e mëparshme kanë shpëtuar  80,000 njerëz në Mesdhe, sipas MSF.

Ai gjithashtu vlerëson se 2,133 njerëz kanë vdekur në Mesdhe këtë vit, duke u nisur nga shteti i Libisë.

Kjo anije mori vëmendjen ndërkombëtare pasi gjatë verës shteti Italisë nuk lejoi këtë anije të kalojë.

Ndërsa institucionet e Italisë pohojnë se emigrantët e shpëtuar në det duhet të kthehen në Libi nga roja bregdetare, por nga kjo organizatë thonë se Italia nuk është e vendi i vetëm që duhet fajësuar.

Kleijer shtoi se qeveritë e tjera evropiane po rrinë në heshtje, duke pritur, duke parë se si këto anije po largohen nga deti Mesdhe, ndërsa po shohin njerëz duke vdekur”.

Megjithatë, MSF thotë se do të vazhdojë në gjendjen e saj për të shpëtuar emigrantët që bëjnë të kalimet e rrezikshme të detit dhe do të kthehen me një anije tjetër.