Ant McPartlin është në rehabilitim për t’u trajtuar nga drogat me recetë dhe alkooli.

Ant tha për The Sun: “Hapi i parë është t’ia pranosh vetes se të duhet ndihmë”.

Sipas gazetës, bashkë-mikëpritësi i “Got Talent” do të kalojë disa muaj duke u trajtuar në një objekt rehabilitimi pasi i tregoi gruas së tij Lisa Armstrong rreth problemeve të tij.

Mendohet se Ant ka vuajtur nga ankthi dhe depresioni, si dhe dhimbje kronike e shkaktuar nga një problem në gjurin e tij të djathtë për të cilin ai ka filluar të marrë edhe medikamente.

“Dua të falënderoj bashkëshorten, familjen dhe miqtë e afërt që më ndihmuan gjatë kësaj kohe të vështirë”.

“Unë kam folur sepse mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kërkojnë ndihmë nëse ata po kalojnë një kohë të vështirë dhe të marrin trajtimin e duhur për të ndihmuar në rimëkëmbjen e tyre”.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here