Në një deklaratë për shtyp Apple tha se iOS 13 do të jetë e disponueshme me 19 Shtator. Edhe nëse nuk keni në plan të blini një iPhone të ri, me këtë version do të merrni të paktën disa funksione të reja.

Por nuk përfundon këtu sepse menjëherë versioni do të pasohet nga një përditësimi iOS 13.1 më 30 Shtator. Kompania u detyrua të hiqte disa funksione në minutën e fundit sepse nuk ishin mjaftueshëm stabile.

Si gjithnjë iOS 13 është falas për tu shkarkuar. Nëse keni një iPhone 6S ose më shumë, iPhone SE, ose iPod 7 mund të shkarkoni iOS 13.

Për më tepër watchOS 6 debuton më 19 Shtator. Për fat të keq Apple tha se iPad OS vjen vetëm më 30 Shtator së bashku me tvOS 13.  

LEXO EDHE:  Apple rrezikon penalitete nga Samsung për shitjet e dobëta të iPhone