Për Arda Turan duket se problemet nuk kanë të ndalur.

Ylli i Barcelonës njëherë pati problem me një reporter me ç’rast edhe u largua përfundimisht nga kombëtarja turke, dhe tani si duket është një problem tjetër që është shfaqur në horizont.

Radiostacioni katalan, Alacarta, ka raportuar të hënën mbrëma se Arda Turan ka probleme financiare shkaku i lojërave të fatit .

Sipas reporterit Xavi Campos, para fundit të sezonit, Arda Turan kishte shkuar në një kazino, kishte vënë bast dhe e kishte humbur një pasuri.

Sasia është aq e madhe sa që situata financiare e tij duket të jetë në krizë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here