Argjentina ka publikuar sot listën për Kupën e Amerikës që do të zhvillohet këtë vit nga data 14 qershor deri me 7 korrik në Brazil.

Brenda kësaj liste ka shumë befasi dhe mungesa të mëdha, e mungesa me e apostrofuar është ajo e qendër sulmuesit të Interit Mauro Icardi.

Icardi nuk ka kaluar një sezon të mirë te Interi andaj edhe nuk ka arritur që të futet në top listën e lojtarëve që do t’i mbrojnë ngjyrat e Argjentinës këtë vit.

Ndërkohë, bashkëlojtari i tij te Interi, Lautaro Martinez, dhe sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, janë ftuar, edhe pse edhe sulmuesi i Juventusit nuk ka kaluar një sezon për tu përmendur.

Natyrisht Leo Messi mban barrën kryesore të Argjentinës i cili është shumë i etur për një trofe me kombëtaren e Argjentinës.

Në listë nuk është i përfshirë sulmuesi i Real Madridit, Juventusit, Napolit, dhe së fundit Milanos, Gonzalo Higuain.

Kjo është lista e plotë:

Portierë: Armani (River), Andrada (Boca) and Marchesín (América).

Mbrojtës: Casco (River), Foyth (Tottenham), Funes Mori (Villarreal), Otamendi (Manchester City), Pezzella (Fiorentina), Saravia (Racing) and Tagliafico (Ajax).

Mesfushorë: Acuña (Sporting Portugal), De Paul (Udinese), Di Maria (PSG), Lo Celso (Betis), Palacios (River), Paredes (PSG), Pereyra (Watford) and Rodríguez (América).

Sulmues: Dybala (Juventus), Lautaro Martinez (Inter), Messi (Barcelona) and Matías Suárez (River).