Burrat të cilët po e kanë problem që të ngjizin fëmijë, mund ta shtojnë aftësinë e tyre fertile duke ngrënë arra dhe bajame, thotë një studim i ri.

Shkencëtarët kanë deklaruar se duke ndjekur një dietë të pasur me këto produkte, burrat mund ta përmirësojnë cilësinë e spermës.

Studimi ka treguar se arrat e reduktojnë peroksidationin, një proces që i dëmton qelizat e spermës.

Ky proces e dëmton membranën e spermës e cila përbëhet nga acidet yndyrore.

Dhe arrat janë e vetmja bimë që i ka në përbërje këto acide yndyrore të cilat e forcojnë spermën tek burrat, është konstatuar në një studim të Universitetit të Delaware, shkruan Daily Mail .

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here