Gjykata  Themelore në Mitrovicë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për liderin e Iniciativës Qytetare Serbe SDP, Oliver Ivanoviq.

“Pas 33 muajsh në burg kjo gjykatë ka vendosur ta zëvendësojë masën e paraburgimit me atë të arrestit” ka thënë avokati Ljubomir Pantoviq, raporton Radio KIM .

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vendosur javën e kaluar që liderit të Iniciativës Qytetare Serbe t`i  përsëritet gjyqi, pasi u hodh poshtë vendimi i  shkallës së parë me të cilin ai u dënua me nëntë vjet burgim.

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe  për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti .

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here