Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme policore në fushën e parandalimit të të shtënave në ahengje, njësitë policore gjatë  vikendit në rajonin e Mitrovicës kanë intervenuar në pesë lokacione të ndryshme.

“Rastet e të shtënave kryesisht në ahengje familjare, janë raportuar në lokacione të ndryshme, duke përshi zonën e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skenderajt, reagimi i shpejt policor ka rezultuar me identifikimin e lokacioneve ku ishin raportuar të shtënat, ku fillimisht ka rezultuar me gjetjen provave materiale të gëzhojave, si dhe konfiskimin e katër  armëve të ndryshme, një pushkë automatike, dhe tri pistoleta”.

Policia njofton se katër persona të dyshuar janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, ’’përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Pas procedurave të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Policia  apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje, çdo shkrepje arme, rrezikon qytetarët, pronën, çdo plumb godet një cak .

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here