Policia e Kosovës ka arrestuar sot Bekim Sylën i cili  po kërkohej për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Arrestimi i tij është kryer në mëngjesin e sotëm në fshatin Kishnarekë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmaur Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se arrestimi është bërë bazuar në Aktvendimin e lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

”Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mengjesit Policia e Kosovës bazuar në Aktvendim të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ka arrestuar personin e dyshuar B. S. i lindur në vitin 1976. Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është dërguar në mbajtje”.

Bekim Syla ishte i dënuar me 12 vjet burgim për vrasjen e Kllokoqit.

Bekim Syla, Sadik Abazi e Shpresim Uka më 17 dhjetor 2012 u patën shpallur fajtor nga ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë, se në bashkëkryerje me dëshmitarin bashkëpunues Nazim Bllaca kishin vrarë Ibush Kllokoqin.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here