Sipas The Mirror, skuadra Arsenal është duke e shqyrtuar mundësinë për t’ia vazhduar kontratën sulmuesit Danny Welbeck.

Kontrata e 28 vjeçarit pritet të skadojë në verë të këtij viti, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu edhe reputacioni i tij është dëmtuar për shkak të lëndimit të rëndë që e ka marrë në kyçin e këmbës.

Mirëpo rikuperimi i tij është duke shkuar për së mbari dhe për këtë arsye Topçinjtë janë të interesuar që t’i ofrojnë atij një kontratë të re.