Banorët e Los Angeles të cilët janë të interesuar t’i pastrojnë rrobat e tyre në lavatriçet publike mund të hasin në diçka të pazakontë kësaj radhe.

Artistja amerikane Olivia Erlanger e ka befasuar publikun amerikan pasi ka vendosur bishta të sirenave nëpër dyert e lavatriçeve në një dyqan për larje rrobash, shkruan Artnet, transmeton Klan Kosova.

“Unë besoj se jeta e përditshme mund të shkëputet për një çast të vetëm”, ka thënë artistja Erlanger për mediat.