Real Madridi ka nënshkruar me Rodrigo Antonio Rodrigues.

E përditshmja madrilene, Marca, ka bërë të ditur se Real Madridi ka mbyllur transferimin e 17 vjeçarit brazilian, Rodrigo Antonio Rodrigues, transmeton Gazeta Express.

Sipas Marca, Reali ka arritur akord total me klubin brazilian, Grêmio Novorizontino për Rodriguezin (mesfushor), i cili pritet t’i bashkohet spanjollëve në vitin 2018.

Lojtari tashmë ka qenë në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas dhe ka kryer me sukses testet mjekësore, ndërsa zyrtarizimi mund të bëhet gjatë ditës së sotme.

Ky është lojtari i dytë brazilian që Reali transferon këtë verë, pas Vinicius Junior, ky i fundit do t’iu bashkohet “Los Blancos” në vitin 2019.

 

The post Godet Real Madrid: Nënshkruan me yllin brazilian (FOTO) appeared first on VECLAJME.com.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here