Pak para se të hapen dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për hyrjen e tifozëve, një grup me përkrahës të ekipit të Maltës janë parë nëpër sheshet e kryeqytetit duke kënduar këngë për kombëtaren e tyre.

Në videon e mëposhtme mund të shihni pak nga atmosfera që ata kanë krijuar.

Ndeshja Kosovë – Maltë zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Kombeve.