Këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës kurrë s’ka marrë veprime që cenojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësisht përkatësisë etnike.

“Veprimet tona po e zhveshin propagandën e qeverisë së Serbisë se taksa 100% krijon krizë humanitare. Nuk ka krizë. Kosova sot ka liruar donacionin lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356”, ka thënë Arifi përmes Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Taksa është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë”.