Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim përfaqësuesit Shoqatës së Shpendarëve  të Kosovës

Përfaqësuesit e Shoqatës së Shpendarëve të Kosovës e njoftuan atë  për shqetësimet  që ata i kanë  sa i përket importit të vezëve nga vendet e rajonit, me theks të veçantë nga Shqipëria.

Përfaqësuesit e Shoqatës thanë se vezët e importuara nga Shqipëria janë të dampuara dhe njëherit janë të kualiteti të ulët dhe si të tilla po e dëmtojnë shumë prodhimin vendor dhe shëndetin publik.

Bajrami nga ana e saj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të MTI-së dhe Shoqatës së Shpendarëve të Kosovës si dhe u zotua që Departamenti i Tregtisë në kuadër të MTI-së menjëherë do të shohë mundësinë e zbatimit të Ligjit për masa mbrojtëse dhe Ligjit për masa antidamping në mënyre që të mbrohen prodhuesit e vendit.

Në të njëjtën kohë ajo u zotua që to të kontaktojë menjëherë me AVU-in në mënyre që të merren masa të shpejta edhe për mbrojtjen e shëndetit publik 

 

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here