Futbollisti uellsian, Gareth Bale, ka thënë se është gati për finalen e Ligës së Kampionëve që ekipi i tij, Real Madrid, e zhvillon ndaj Liverpool këtë të shtunë.

“Kjo është histori. Kam ardhur te ky klub i madh për të fituar tituj, dhe ka për të qenë një ditë e veçantë”, ka thënë Bale.

“Ndjehem shumë mirë, jam gati për finale. Vitin e kaluar arritëm Ligën tonë të Kampionëve të dytën me radhë, dhe tani duam më shumë”, shtoi uellsiani.

“E dimë që kjo nuk është arritje mesatare, jemi kundër një ekipi të vendosur. Mendoj që jam në formë të mirë fizike”.

Nuk e kam imagjinuar kurrë që do të luaj në kaq shumë finale. Kam luajtur në tri dhe kjo mund të jetë e katërta fitore, i ka tejkaluar pritshmëritë e mia”.