Barcelona dëshiron që ta transferojë  mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, sipas Sport.

Përfaqësuesi i Danimarkës shihej si alternativa kryesore e katalunasve në kohën kur këta të fundit e kërkonin Philippe Coutinho-n.

Dhe pavarësisht që kompletoi transferimin e brazilianit, ata ende po vazhdojnë që ta monitorojnë Eriksenin.