Skuadra e Barcelonës është e shqetësuar për lëndimin që sulmuesi Ousmane Dembele e ka marrë në gju.

Futbollisti 21 vjeçar tani do t’u nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se Dembele filloi karrierën e tij në Rennes para se të transferohej në Dortmund në vitin 2016. Pastaj në vitin 2018 ai iu bashkua skuadrës katalunase, pjesë e së cilës është edhe sot.