Barcelona ka qenë në kontakt me Issa Diop për t’i zbuluar planet që mbrojtësi i Toulosue i ka për të ardhmen, sipas Sport.

Diop është njëri nga qendërmbrojtësit e rinj që po përcillet nga Barcelona shkaku i paqartësisë lidhur me të ardhmen e Samuel Umtitit dhe Thomas Vermaelen.

21 vjeçari mund të kushtojë diku 25 milionë euro, përderisa mbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano dhe Thilo Kehler i Schalkes po ashtu po monitorohen nga katalunasit.