Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se nuk mund ta mendojë La Ligën pa Barcelonën.

Në një konferencë për mediat tekniku francez tha se rivali më i madh duhet të jetë pjesë e La Ligas, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

“Nuk e shoh ligën spanjolle pa Barcelonën. Për mua, nuk e shoh. Si adhurues i futbollit dhe sportit, e shoh Barcelonën gjithmonë në La Ligë”, theksoi ai.
Kohët e fundit është përfolur se klubi katalan mund të largohet nga La Liga nëse Katalonia shpall pavarësinë nga Spanja.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here