Barcelona e ka publikuar listën e futbollistëve për derbin me Espanyolin.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka bërë të ditur listën e 18 emrave për këtë ndeshje, përcjellë VECLAJME.com

Përforcimi i ri i cili i kushtoi klubit 105 milionë euro, poashtu do të jetë i gatshëm për këtë takim.

Kurse, katalanasve i mungojnë Arda Turan, Rafinha, Sergi Roberto, Thomas Vermaelen, Denis Suarez e Aleix Vidal.

Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 20:45, ndërsa më poshtë keni listën e plotë të lojtarëve:

Portierët: Ter Stegen dhe Cillessen

Mbrojtësit: Nelson Semedo, Piqué, Mascherano, Alba, Digne dhe Umtiti

Mesfushorët: Rakitic, Sergio Busquets, Iniesta, Paulinho dhe André Gomes

Sulmuesit: Luis Suárez, Messi, Dembélé, Deulofeu dhe Paco Alcácer

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here