Futbollisti më i njohur i të gjitha kohërave i skuadrës zvicerane, Basel, ishte një nga themeluesit e superklubeve si Barcelona dhe Zurich. Por Joan Gamper nuk është i vetmi futbollist i këtij klubi që arriti të lë gjurmë në futbollin europian, transmeton Klan Kosova

Basel, vjetëve të fundit ka arritur që në gjirin e saj të ketë lojtarë të cilët brenda një kohe të shkurtë arritën të tërheqin vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha europiane.

Disa nga lojtarët që ky klub ka shitur në këto vjetë kanë arritur që të fitojnë numër të konsiderueshëm të trofeve dhe të thyejnë rekorde të cilat janë mbajtur një kohë të gjatë.

Kjo është një përmbledhje e lojtarëve më të mirë që ky klub arriti të nxjerrë kohëve të fundit, të cilët bënë namin në futbollin europian e ku nuk mungojnë edhe shqiptarët.

Portieri Yan Sommer i cili tashmë është pjesë e Borussia Monchengladbah ka marrur epitetin si një ndër portierët më të mirë në Europë e nw pwrfaqwsuesen zvicerane ai wshtw i pakontestueshëm.

Dy ish-shtyllat e mbrojtjes së ekipit zviceran, Michael Lang dhe Manuel Akanji tashmë janë pjesë e Borussia Monchengladbah përkatësisht Borussia Dortmund.

I pari sa ishte pjesë e Basel, edhe pse mbrojtës, arriti të shënonte 26 gola në 121 ndeshje, kurse Akanji ishte i kërkuar nga shumë klube, por në fund zgjedhi Verdh e Zinjtë.

Anësori, Aleksandar Dragoviç, për shumë vjetë ishte i lidhur me një kalin në Manchester United por tani ai është pjesë e Bayer Leverkusen kurse kolegu i tij repartin e mbrojtjes te Basel, Fabian Schar, është pjesë e futbollit anglez me Newcastle United.

Mesfushori me origjinë kosovare, Granit Xhaka dhe egjiptiani Mohamed Elneny rrugëtimin e tyre pas Basel po e vazhdojnë në klubin e famshëm, Arsenal.

Mesfushori më i suksesshëm i zviceranëve është Ivan Rakitiç, i cili tashmë është pjesë e një prej klubeve më të mira në botë, Barcelona, ku konsiderohet si truri i mesfushës sw Blaugranëve.

Sulmuesi Breel Embolo sa luante në ligën zvicerane arriti të shënonte 31 gola për 91 ndeshje pastaj vazhdoi rrugwtimin në shtetin fqinjë, Gjermaninë, te klubi i Schalkes.

Në repartin ofansiv nuk ka se si të mungojë edhe Xherdan Shaqiri, i cili sa ishte në Basel tërheqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, por atë arritën ta blejnë gjermanët e Bayern Munchen, kurse për momentin Shaqa luan nw Liverpool, ku është përshtatur shumë mirë për një kohë të shkurtë.

E si koka e kësaj 11she është Mohamed Salah, të cilin e ‘kidnapoi’ Chelsea, por klubi anglez nuk morri nga ai atë që priste, kurse me kalimin e tij në Liverpool tashmë ai është bërë njw nga lojtarët më të mirë në botë.

Këta lojtarë kanë sjellur në sirtarët e Basel dymbëdhjetë tituj të kampionit të Swiss Super League në shekullin e 21të, nga njëzet sa ky ekip ka gjithsej.