Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha e cilësoi një shuplakë për qeverinë mospërcaktimin e një date nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, Basha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

“Duke mohuar problemet me drogën, krimin, korrupsionin dhe mosmarrjen e përgjegjësisë për zgjedhje të lira, qeveria e Ramës faktikisht ka refuzuar të marrë përgjegjësi për këtë situatë. Është turp për Shqipërinë e vitit 2016 që në vend të lajmit pozitiv për hapjen e negociatave të marrë një vlerësim të denjë për vendet diktatoriale në Afrikë. Për herë të parë në 26 vite, 6 muaj para zgjedhjeve, qeveria merr këtë shuiplake sepse nuk ka plotësuar asnjë nga 5 prioritetet kyçe”, deklaroi Basha.

Zbatimi i vetting-ut është një nga kushtet e thëna qartë nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, por ligji ndodhet i bllokuar nga Gjykata Kushtetuese e cila ka tashmë në dorë edhe rekomandimin e Venecias, por ende nuk ka folur. Pezullimi i vetting-ut u bë me kërkesë të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Basha tha se Partia Demokratike do të marrë përsipër përgjegjësitë e veta, raporton TCh .

“PD-ja do të marrë përgjegjësitë për zbatimin e vetting-ut sipas përcaktimeve kushtetuese për largimin e kriminelëve sipas dekriminalizmit dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Do i heqim këto pengesa për integrimin e vendit”, tha Basha.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here