Për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, puna është “të ndezim motorin e ekonomisë, jo ti japim dikujt timonin”.

Ai është takuar me qytetarët e Delvinës ku ka paraqitur planin e tij ekonomik. Kreu i opozitës ka shpjeguar se ulja e taksave, ulja e cmimit të naftës, të energjisë do ta vënë në lëvizje ekonominë, do shtojë të ardhurat në xhepat e qytetarëve, cka do të rrisë konsumin, prodhimin. I gjithë plani ekonomik i z.Basha është me masa të kombinuara dhe funksionon si i tërë, çka do të sjellë rritje dhe mirëqënie për qytetarët.

“Nuk kam shpikur asgjë dhe nuk ka nevojë të shpikim, është i njëjti model që funksionon në Gjermani, në Europë, në Amerikë”, u shpreh z. Basha.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që janë ende të pavendosur, të bëjnë dallimin mes atij që do timonin e pushtetin për veten e tij, dhe atij që ka prioritet qytetarët, interesat e tyre, raporton TCH .

Basha tha se plani i tij do të sjellë investime. “Ne do të sjellim fabrika që prodhojnë pjesë për makina, që do krijojnë vende pune, do prodhojmë dhe timonë, dhe unë do ia dhuroj një Ramës”, u tha Basha banorëve të Delvinës.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here